KRU “Prishtina” njofton se në Fushë-Kosovë ka turbullime të ujit pas reshjeve atmosferike

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen Kalabria dhe në Zonën Industriale në Fushë-Kosovë ka pasur turbullira të ujit pas reshjeve atmosferike. Ndërsa, sipas KRU-së "Prishtina", Drenasi do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në Fushë Kosovës, në lagjen Kalabria dhe në Zonën Industriale ka pasur turbullira të ujit pas reshjeve atmosferike.

Këto turbullira, sipas KRU-së “Prishtina” janë mjaft të larta. Nga këto turbullira pamundësohet trajtimi i ujit në sasi më të mëdha.

“Por drejtoria teknike me ekipe është vazhdimisht në teren dhe presim qē uji të lëshohet sot nga ora 17:00 deri nē 21:00, ndërsa ditën e nesërme do të ketë ujë nga ora 07:00-09:00”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

KRU “Prishtina” ka shtuar se turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, “andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve”.

Pos tjerash njoftohet se në Drenas do të ketë çrregullime të kohë pas kohshme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika