Kryebashkiaku i Lezhës: 1.5 milionë hyrje nga Kosova në Shqipëri vetëm në 6-mujorin e parë të 2024-tës

Kryebashkiaku i Lezhës,, Pjerin Ndreu, ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë një rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri këtë vit, duke i cilësuar ato si propagandë.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka mohuar raportet që sugjerojnë se këtë vit ka pasur një rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri. Ai i cilësoi këto lajme si propagandë dhe theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1.7 milionë hyrje nga Kosova.

Në “Debat Plus”, Ndreu nënvizoi se raportet që flasin për një rënie të turizmit janë të pabaza dhe të orkestruara.

“Turistët nuk matën më humorin e askujt personal, turistët matën me statistikë…. 15 për qind hyrje nga shqiptarët e Kosovës për 6-mujorin e parë, pa llogaritur korriku. 1.7 milionë hyrje. Është një propagandë e orkestruar. Kush janë të interesuar për këtë propagandë, janë shumë aktore, faktorë shqiptarë, ka të huaj janë të gjithë bashkë për arsye të fragmentuar, ndodh se nuk i bashkon një organizim i tyre, por secili e ka mendjen e vet”, ka thënë Ndreu në “Debat Plus”.

Kryebashkiaku i Shkodrës e përshkroi situatën si një përpjekje për ta manipuluar opinionin publik dhe për të dhënë një pamje të pasaktë të realitetit të turizmit në Shqipëri.

 

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika