Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, në takimin që po mbahet në Bukuresht, të martën dhe të mërkurën

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani





Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ditën e dytë të takimit ministror te NATO-s në Bukuresht, zëshëm ka përkrahur politikën e dyerve të hapura të NATO-s.

Njashtu, aty u vë në dukje nevoja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe BeH në Aleancë.

“Si anëtare më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Kështu që, mbështesim anëtarësimin e Republikës së Kosovës dhe B&H në NATO”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, të martën dhe të mërkurën (29, 30 Nëntor), në Bukuresht, po mbahet takimi ministror i NATO-s, ku temë kryesore është uniteti i aleatëve në mbështetje të Ukrainës,  dënimi i fuqishëm i agresionit ushtarak rus dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet rajoneve të Ballkanit Perëndimor dhe Detit të Zi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika