Kryediplomati italian e telefon Kurtin e Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës e rrezikojnë stabilitetin në rajon

Italia dëshiron të bëhet pjesë e negociatave për paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani





Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italis ë, Antonio Tajani e ka telefonuar për situatën në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-in.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon”, kjo është arsyeja e telefonatës së kryediplomatit italian Tajani.

“I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Më tej ai ka treguar se shteti i italian “dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan”.

Ai ka përfunduar duke thënë se dhe duhet të nxisim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika