Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, është shprehur se liberalizmi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara në rrugën drejt integrimit evropian

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić-Radman

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se liberalizmi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara.

Zgjerimi i unionit evropian është prioritet i Bashkimit Evropian ka theksuar kryediplomati kroat në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në krye me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane.

“Pasdite do të takohemi me kolegët nga Ballkani Perëndimor, për t’u treguar gatishmërinë dhe vendosmërinë për rajonin. Zgjerimi është ende prioritet i BE-së, por për ta bërë të tregim suksesi, çelësi është te përmbushja e kritereve, implementimi i reformave të nevojshme dhe rreshtimi me vlerat e dhe standardet e BE-së.

Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin esenciale. Shpresojmë të shohim progres deri në fund të vitit ose vitit të ardhshëm, në veçanti kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Dhe gjithashtu, i shumëprituri liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës prej janarit 2024, është një hap i madh përpara”, ka thënë Grlic Radman.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika