Kryediplomati sllovak mirëpret gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë për pranimin e propozimit evropian

“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Bruksel. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit për të vazhduar me propozimin e BE-së. Duhet punë e vështirë tani”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Rastislav Kaçer

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Rastislav Kaçer

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Rastislav Kaçer në lidhje me takimin e 27 shkurtit në Bruksel është shprehur i lumtur që ka pasur gatishmëri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të vazhduar me zbatimin e propozimit evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Kaçer ka thënë se tani nevojitet punë e vështirë.

“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Bruksel. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit për të vazhduar me propozimin e BE-së. Duhet punë e vështirë tani”, ka thënë Kaçer.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media ka dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, ku theksohet se Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por që nënshkrimi është refuzuar nga Serbia.

Tutje thuhet se, edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do të nisin bisedimet për planin e zbatimit.

“Palët do të fillojnë bisedimet për planin e zbatimit. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar”, thuhet tutje.

Po ashtu, thuhet se marrëveshja e arritur në këtë takim është mes palëve që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta, dhe është arritur mbi bazën e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika