Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, do të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ministror të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Grupit të Kontaktit të Ligës Arabe të Gazës, i cili do të mbahet nesër në Kajro të Egjiptit, transmeton Agjencia e Lajmeve Andolu.
Sipas burimeve diplomatike, Fidan do të riafirmojë mbështetjen e Turqisë për planin e rindërtimit të Gazës të miratuar në samitin e jashtëzakonshëm të Ligës Arabe më 4 mars.
Ai gjithashtu pritet të theksojë nevojën urgjente për zbatimin e fazave të ardhshme të armëpushimit në Gaza dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e tij.
Plani i rindërtimit të Gazës, i cili u miratua fillimisht në samitin e Ligës Arabe, u miratua më vonë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të OIC-it më 7 mars me mbështetjen e Turqi.