Kryegjyqtarja ia kërkon ta përshkruaj, dëshmitari: Nuk e pash Shalën, por veç dorën mbi gardh

Pjetër Shala

Ka filluar paraqitja e provave dhe dëshmive në rastin e Pjeter Shalës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Dëshmitari i parë ka filluar të japë dëshminë e tij kundër Shalës dhe ende është duke dëshmuar, me seanca që më shumë janë private se sa publike.

Kur Prokurori i ZPKS-së përfundoi marrjen në pyetje dëshmitarin, kryetarja e trupit gjykues, ia bëri disa pyetje.

Ajo e ka pyetur dëshmitarin, se a e ka parë vetë Pjetër Shalën, (dëshmitari më herët ka deklaruar se e ka marrë vesh më vonë, nga disa fqinjë se Pjetër Shala ishte aty) në ditën kur në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së nga Jabllanica dhe disa persona me rroba civile.

Dëshmitari pohoi se e ka parë, kështu kryetarja pasoi me pyetjen tjetër.

“E pas kaq shumë vitesh, jeni në gjendje ta përshkruani si ishte?”, pyeti gjykatësja.

“Ai me minahedhës ka qenë, personi i parë afër shtëpisë”, u përgjigj dëshmitari.

Pra, dëshmitari duke mos e përshkruar se si dukej ai person, kryetarja e trupit gjykues i kërkoi që ta përshkruaj se si ishte si person.

“E kam parë vetëm pak se isha pas gardhi, e dorën mbi gardh e kishte kurse arma ishte e gatshme për qitje”, tha dëshmitari, prapë duke e mos përshkruar se si dukej Pjetër Shala.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika