Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim urgjent me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ky takim ishte i paparalajmëruar dhe ende nuk dihet se për çfarë arsye janë takuar të dy kryeministrat.
Ata janë duke e zhvilluar takimin në vilën 30- përballë kryeministrisë së Shqipërisë.
Gjatë ditës në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se do ta ketë një vizitë, por nuk e kishte bërë të ditur se me kë do të takohej.
Ndërkaq, gjatë ditës së martë, po në këtë ditë që Kurti e vizitoi Ramën, ka ndodhur një sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini,.
Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.
Ndërkaq, ai po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës, ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.
Ditë më parë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria ishin cak i sulmeve kibernetike. Sulmet në Shqipëri, tashmë është konfirmuar se kanë ardhur nga shteti i Iranit, me ç’rast, Shqipëria i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me shtetin në fjalë.
Po ashtu, ditë më parë të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë e kishin përuruar Abetaren e përbashkët për të dyja vendet.
Lajmi në përditësim…