Kryeministri Albin Kurti uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kryeministri i Kosovës e ka uruar festën e Kurban Bajramit, duke kërkuar që të ndihmohen të tjerët

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm”, ka shkruar ai në Facebook, pak minuta pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit.

Tutje, kryeministri Kurti ka bërë thirrje që të rikujtohen qëllimet e festës së Kurban Bajramit, dhe të ndihmohen skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit.

“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit”, ka thënë ai.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika