Kryeministri britanik, Sunak mbërrin në Izrael

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka mbërritur në Izrael për një vizitë dyditore. Gjatë kësaj vizite, Izraeli ka goditur qindra objekte të tjera në Gazë, ndërsa kryeministri Sunak ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetëve civile dhe ka kërkuar një ndërprerje të konfliktit

Ilustrim

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka mbërritur në Izrael.

Ndërsa, Izraeli ka goditur qindra objekte të tjera në Gaza teksa mbërrin kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sunak, raporton BBC.

Pasi u njoftua për vizitën e tij mbrëmë, Rishi Sunak tha: “Çdo vdekje civile është një tragjedi“. Pasi, shumë jetë janë humbur pas aktit të tmerrshëm të terrorit të Hamasit.

“Sulmi në spitalin Al Ahli duhet të jetë një moment vendimtar për liderët në rajon dhe në mbarë botën që të bashkohen për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të rrezikshëm të konfliktit”, vijon ai.

“Unë do të siguroj që Mbretëria e Bashkuar të jetë në ballë të kësaj përpjekjeje”, ka përfunduar Sunak.

Si për kujtesë, autoritetet lokale kanë fajësuar për shpërthimin në spitalin e Gazës në një sulm ajror izraelit. Izraeli thotë se është shkaktuar nga një raketë, e hedhur gabimisht nga militantët.

Pak më parë, kryeministri britanik, Sunak ndodhej pothuajse në Izrael, në një udhëtim dyditor në rajon gjatë të cilit pritet të vizitojë edhe vende të tjera.

Downing Street thotë se Rishi Sunak “do të shprehë ngushëllimet e tij për humbjen e tmerrshme të jetëve në Izrael dhe Gaza si rezultat i sulmeve brutale terroriste të Hamasit”.

Kryeministri do të bëjë, gjithashtu, presion që rruga për ndihmat humanitare për të hyrë në Gaza të hapet “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe që shtetasit britanikë të bllokuar atje të mund të largohen.

Ndërsa, sekretari i Jashtëm, James Cleverly, do të vizitojë Egjiptin, Turqinë dhe Katarin gjatë ditëve të ardhshme.

Zyrtarët theksojnë, gjithashtu, se sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, u takua me homologun e tij amerikan Lloyd Austin në Uashington të mërkurën, “për të koordinuar” qasjen e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika