Kryeministri britanik viziton Zelenskyn në Kiev

Kryeministri britanik Rushi Sunak, ka udhëtuar drejt Ukrainës, për të takuar të shtunën e 19 nëntorit Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev dhe kjo është vizita e parë e Sunak që nga marrja e detyrës si kryeministër britanik

Ilustrim





Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën e 19 nëntorit, ka njoftuar BBC-ja.

Kjo është vizita e parë në Kiev e Sunak që nga marrja e detyrës së tij si kryeministër britanik.

Njashtu, një zëdhënës kishte thënë se Sunak kishte udhëtuar në Ukrainë për të takuar Zelenskyn dhe “të konfirmonte mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan The Guardian.

Lidhur me takimin mes dy udhëheqësve, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai dhe Sunak “diskutuan çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale”, shkruan The Guardian, transmeton Portali Dukagjini.

“Ne jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, ka shtuar Zelensky.

Zoti Sunak ka thënë se ishte “thellësisht përulëse” të ishe në Kiev dhe u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë pranë ukrainasve në luftën e tyre.

Gjatë takimit me Zelensky, ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas dhe infrastrukturës kombëtare të vendit nga sulmet ruse.

Vlen të theksohet, se Ukraina ka kërkuar ndihmë nga vendet perëndimore gjatë muajve të fundit pas sulmeve intensive ajrore ruse në Kiev dhe në të gjithë vendin.

Paketa prej 50 milionë £ e ndihmës mbrojtëse përfshin 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësinë e luftës elektronike kundër dronëve. Më pas 1000 raketa të reja kundërajrore të shpallura nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace në fillim të këtij muaji.

Kryeministri britanik Sunak, gjithashtu ka shkruar edhe një postim në rrjetin social Twitter, që ka thënë se Britania është mbështetëse e Ukrainës gjatë gjithë rrugës.

“Britania e di se çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Sunak.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika