Kryeministri francez u mbijeton mocioneve të mosbesimit

Kryeministri francez, Francois Bayrou, i mbijetoi të mërkurën votës së mosbesimit në parlament, duke hapur rrugën për miratimin e buxhetit tejet të vonuar të vitit 2025, që konsiderohet si çelësi për uljen e borxheve që kanë pllakosur Francën.

Dy mocionet e mosbesimit ishin kërkuar nga e majta e skajshme, pavarësisht se e djathta e skajshme, Bashkimi Kombëtar dhe socialistët e qendrës së majtë ishin shprehur kundër.

128 ligjvënës votuan pro mocionit të parë dhe 122 për mocionin e dytë, shumë më pak nga 289 votat e nevojshme që vota e mosbesimit të ketë sukses.

Ligjvënësit e së majtës së skajshme kërkuan dy mocione mosbesimi ndaj kryeministrit pasi ky i fundit përdori kompetenca të veçanta kushtetuese për të detyruar miratimin e buxhetit për vitin 2025. Ky mjet kushtetues, i njohur si neni 49.3, e lejon qeverinë e pakicës që të miratojë legjislacionin pa një votim në parlament.

Bashkimi Kombëtar dhe Partia Socialiste kishin lënë të kuptohet përpara votimit se nuk do të mbështesnin mocionet sepse Franca kishte nevojë për një buxhet. Sidoqoftë, socialistët thanë se do të paraqesin në ardhmen një mocion mosbesimi lidhur me komentet e fundit për emigracionin nga Kryeministri Bayrou.

Bëhet fjalë për komentet që kryeministri ka vazhduar t’i mbrojë ndërsa kishte thënë se shumë francezë ndihen të “pakënaqur” nga imigracioni. Komentet shkaktuan probleme për pak kohë në bisedimet për buxhetin. Sidoqoftë, ka të ngjarë që edhe ky mocion të dështojë.

Franca është përballur me paqëndrueshmëri pulitke që nga qershori, kur Presidenti Emmanuel Macron thirri papritur zgjedhjet e parakohshme, një lëvizje që rezultoi në një parlament të fragmentuar, ku asnjë parti nuk ka shumicën.

Grindjet për buxhetin kanë tronditur tregjet ndërsa çuan në rrëzimin e Kryeministrit Michel Barnier, tre muaj pasi mori drejtimin e qeverisë. Qeveria aktuale ka arritur të mbijetojë falë lëshimeve të mëdha për të majtën dhe të djathtën e skajshme me qëllim çuarjen përpara të legjislacionit për buxhetin.

“Ky buxhet nuk është i përsosur. Është një hap urgjent pasi vendi ynë nuk mund të jetojë pa një buxhet”, u tha zoti Bayrou ligjvënësve përpara votimit. Ministri i Financave, Eric Lombard, tha se dështimi i mocionit të mosbesimit ishte “një gjë e mirë” për Francën.

Buxheti synon të ulë deficitin, rritjen e taksave për firmat e mëdha dhe të pasurit si dhe të shkurtojë shpenzimet./VoA

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika