Kryeministri holandez drejtuar Zelensky-t: Holanda është e gatshme të mbështesë Ukrainën

Holanda është e gatshme të mbështesë Ukrainën, sipas kryeministrit holandez, Mark Rutte. Ai është shprehur se populli ukrainas meriton mbështetje pasi kjo luftë mund të zgjasë më gjatë se sa mendohej

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Kryeministri holandez, Mark Rutte u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së hënë të 11 korrikut në Kiev, Ukrainë.

Rutte është shprehur se Holanda është e gatshme që ta mbështesë Ukrainën tani dhe ditët në vijim.

Lavdatat për popullin ukrainas, qëndresën dhe luftën e tyre kundër Rusisë nuk kanë munguar nga kryeministri holandez, ku ai ka thënë se populli i Ukrainës e meriton vëmendjen e botës në vazhdimësi.

Sipas Rutte lufta Rusi-Ukrainë mund të zgjasë edhe më shumë se sa mendohej.

“Kjo luftë mund të zgjasë më shumë nga sa shpresonim apo prisnim të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë pasivisht se si shpaloset,” shtoi Rutte, gjatë një konference shtypi.

Kryeministri holandez ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme, ku sipas tij, të gjithë duhet të qëndrojnë të përqëndruar në vazhdimin e mbështetjes, duke shfaqur presionin mbi Rusinë e Putinit dhe duke e frocuar bashkëpunimin politik me Ukrainën në mënyrë shumëpalëshe.

“Malet e Ukrainës me grurë janë duke pritur për transport në të gjithë globin. Shumë njerëz varen nga ajo për vaktin e tyre të përditshëm dhe unë u godita me të vërtetë nga fakti që Presidenti Zelensky dhe ekipi i tij po punojnë shumë për të gjetur çdo rrugë në dispozicion për të nxjerrë grurin jashtë”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar kryeministrin holandez duke e vënë Holandën si ndër dhjetë partnerët më të mirë të Ukrainës, sa I përket mbështetjes së ofruar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika