Kryeministri i Greqisë: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet mes vete

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zgjidhin problemet përmes dialogut

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis





Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili po merr pjesë në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë, përveç këtij organizimi, ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Mitsotakis tha se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të bëjnë hapa prapa në mënyrë që integrimi në Bashkimin Evropian të shkojë përpara.

Sipas tij, pa u zgjidhur problemet në mes të dyja vendeve, do të jetë e vështirë integrimi për në BE.

“Gjithmonë inkurajojmë dialogun mes Prishtinës e Beogradit që duhet të zhvillohet në mirëbesim nga të dyja palët. E kuptojmë kompleksitetin e kësaj çështjeje, por kështu jemi të vetëdijshëm për faktin që kjo çështje duhet zgjidhur. Të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas, pa u zgjidhur kjo do të jetë e vështirë që të bëjmë progresin e nevojshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”, ka deklaruar ai.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika