Kryeministri i Indisë zotohet për ndëshkime të ashpra pas incidentit vdekjeprurës me trena

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka thënë se njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”

Kryeministri indian, Narendra Modi. Foto: Reuters

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”.

Të paktën 288 persona janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur në incidentin e së premtes në rajonin Odisha.

Në incident janë përfshirë dy trena me pasagjerë dhe një tren me mallra.

Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët kanë thënë se janë gjetur të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur.

Modi e ka vizituar vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe gjithë ngjarjen e ka cilësuar “të rëndë”.

Ai është takuar edhe me disa të plagosur në spital, dhe është zotuar se Qeveria e tij nuk do të lërë “gurë pa lëvizur për të gjetur trajtim”, për ta.

Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar këtë incident, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë i këtij shekulli në Indi.

Rreth dy mijë pasagjerë besohet se kanë qenë në dy trenat e përplasur.

India e ka regjistruar një incident të rëndë me trena edhe më 1981, kur një tren i stërngarkuar pasagjerësh ka dalë nga binarët dhe ka rënë në një lumë – në periudhë cikloni në rajonin Bihar – duke lënë të vdekur të paktën 800 njerëz. / REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika