Kryeministri i Izraelit: Kushdo që na dëmton ne, ne do t’i dëmtojmë ata

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli ka qenë i përgatitur për një sulm nga Irani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se Izraeli ishte përgatitur për një sulm nga Irani.

“Në vitet e fundit, dhe veçanërisht në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani,” tha ai.

Teksa ka bërë të ditur se janë gati për çdo gjë.

“Sistemet tona mbrojtëse janë vendosur; ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është e fortë. Publiku është i fortë,” ka thënë ai.

Netanyahu falënderoi SHBA-në, Britaninë, Francën dhe aleatët e tjerë të saj për “qëndrimin përkrah Izraelit,” raporton CNN.

“Ne kemi përcaktuar një parim të qartë: kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata. Ne do të mbrohemi kundër çdo kërcënimi dhe do ta bëjmë këtë me nivele të larta dhe me vendosmëri”, thuhet në deklaratën e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika