Kryeministri i Maqedonisë: BE është partneri ynë kryesor në tregti

Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski, në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) ka thënë se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, në Forumin e Ekonomisë dhe Financave në Shkup (SEFF) ka thënë se për zhvillim ekonomik të rajonit është i domosdoshëm anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE.

Kovaçevski ka theksuar se përveç çështjes ekonomike, anëtarësimi në BE me zhvillimet e fundit në Ukrainë, është edhe çështje e sigurisë.

Dimitar KovaJevski

“Lufta në Ukrainë në mënyrën më tragjike të mundshme tregoi se çështja e zgjerimit të BE-së po bëhet çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe për vetë Bashkimin Evropian. BE është partneri jonë kryesor në tregti dhe shumica e investimeve direkte vijnë nga Evropa dhe nga kontinenti Amerikano-verior”, ka thënë Kovaçevski.

“Qëllimi ynë është një rajon i fuqishëm ekonomikisht me stabilitet, një Ballkan Perendimor i zhvilluar dhe i integruar në Bashkimin Evropian”, tha mes të tjerash Kovaçevski.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika