Kryeministri i Norvegjisë shpreh zhgënjim për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në shtetin e Norvegjisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga homologu i tij, Jonas Gahr Store.

komunikatën e lëshuar nga zyra e Kryeministrit të Norvegjisë, thuhet se diskutimet nga dy kryeministrat janë fokusuar në mbështetjen që Norvegjia mund ta japë për Kosovën, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Sipas komunikatës, Kryeministri norvegjez, ka shfaqur zhgënjimin për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të tre prillit, në territorin e Kosovës, ashtu sic janë mbajtur në të kaluarën.

Ai shtoi se marrëveshjet ekzistuese të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen nga të dyja palët, dhe të mos bëhen veprime që do të mund të ulnin besimin  në mes të dy shtetve fqinje (Kosovë-Serbi).

“Prandaj, shfrytëzova rastin gjatë takimit tonë, për të shprehur zhgënjimin tim që Kosova nuk po lejonte që zgjedhjet serbe të 3 prillit të organizoheshin në të njëjtën mënyrë si zgjedhjet e mëparshme”, tha Støre.

Po ashtu, në njoftimin e Kryeministrisë së Norvegjisë, u tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të merret si i mirëqenë.

“Ne nuk mund ta marrim si të mirëqenë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish flakën rajonit”, tha kryeministri Støre në takimin që kishte me Kurtin.

Kryeministri Kurti, gjatë vizitës së tij në Oslo, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Anniken Huitfeldt. Në komunikatë thuhet se janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës, për situatën e politikës së sigurisë në Evropë dhe dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika