Kryeministri i Pakistanit thotë se dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha se sa pritej

Shkalla e plotë e dëmeve në Pakistan ende nuk është kuptuar plotësisht por njerëzit e përshkruan atë si fatkeqësinë më të keqe që e kanë mbijetuar

Foto ilustrim nga përmbytjet në Pakistan

Kryeministri i Pakistanit, Shebaz Sharif ka thënë se “madhësia e fatkeqësisë” është më e madhe se sa pritej, pasi vizitoi zonat e goditura nga përmbytjet. Sharif po fliste nga provinca Sindh, e cila ka pasur gati tetë herë reshjet mesatare të saj në gusht.

Përmbytjet kanë vrarë rreth 1 mijë njerëz në të gjithë Pakistanin që nga qershori, ndërsa mijëra janë zhvendosur dhe miliona të tjerë janë prekur.

Shkalla e plotë e shkatërrimit në krahinë ende nuk është kuptuar plotësisht por njerëzit e përshkruan atë si fatkeqësinë më të keqe që e kanë mbijetuar.

Përmbytjet nuk janë të rralla në Pakistan, por njerëzit këtu thanë se këto shira më shumë se çdo gjë që është parë ndonjëherë. Një zyrtar lokal i quajti ato “përmbytje të përmasave biblike”, raporton BBC.

Në një fshat, njerëzit kanë nevoja ushqimre, në një tjetër, shumë fëmijë kanë zhvilluar sëmundje të shkaktuara nga uji.

Një vajzë 12-vjeçare tha se ajo dhe motra e saj e vogël nuk kishin ngrënë për një ditë. “Nuk ka ardhur ushqim këtu, por motra ime është e sëmurë, ka të vjella”, tha vajza 12-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe të përmbytjeve në Pakistan dëshprimi është i dukshëm në çdo komunitet.

Në përmbytjet në Pakistan janë përfshirë mbi 30 milionë njerëz

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika