Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në pritjen nga Garda e Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë.
Rama është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve.
Njëherësh, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve të trafikut të hënën e 20 qershorit, me rastin e takimit të tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.