Kryeministri i Sllovakisë jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico tani është jashtë rrezikut për jetë pasi dje u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një mbledhje e Qeverisë

Gjendja shëndetësore e kryeministrit sllovak, Robert Fico, më nuk është në rrezik për jetë, pasi ai u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një mbledhje e qeverisë të mërkurën, tha zëvendëskryeministri i Sllovakisë.

Sulmuesi e qëlloi Ficon pesë herë.

Fillimisht, gjendja e tij ishte kritike dhe Fico, 59 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në orët e vona të së mërkurës.

“Jam tronditur. Fatmirësisht, me sa di, operacioni shkoi mirë dhe mendoj se ai do t’i mbijetojë [atentatit]. Në këto momente, ai më nuk është në rrezik për jetë”, tha zëvendëskryeministri sllovak dhe ministri i Mbjedisit, Tomas Taraba, për BBC.

Taraba tha se një plumb e goditi Ficon në stomak, ndërkaq plumbi i dytë në një kyç.

Paraprakisht, ministri sllovak i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha gjatë një konference për media se Fico kishte pësuar “politraumë serioze” nga të shtënat me armë zjarri.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok, gjatë kohës kur po operohej Fico, kishte deklaruar se jeta e kryeministrit ishte në rrezik.

Ai po ashtu deklaroi se sipas hetimeve fillestare, atentati kishte “qartësisht motive politike”.

Fico, një politikan veteran në Sllovaki që u rikthye për t’u bërë kryeministër për herë të katërt pasi partia e tij Smer i fitoi zgjedhjet shtatorin e kaluar, kishte dalë nga një takim i qeverisë së tij në qytetin Handlova, gati 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak, kur një burrë i armatosur iu afrua dhe e qëlloi.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Një video shfaqi Ficon duke u futur nga rojet e sigurisë me nguti në një veturë, e cila u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia u pa gjithashtu duke e arrestuar një person, i cili besohet të jetë i dyshuari.

Të shtënat në Handlova, që sipas mediave lokale sllovake u kryen nga një burrë 71 vjeç, tronditën Sllovakinë dhe nxitën dënim ndërkombëtar.

Sllovakia, shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është përballur me pak raste të dhunës politike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika