Kryeministri irlandez: Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane

Në Bruksel, ku u mbajt samiti i Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, ishte zhvilluar edhe një takim në mes të kryeministrit Irlandez, Micheál Martin, dhe presidentes Vjosa Osmani. Ndërsa i pari i qeverisë irlandeze, e ka cilësuar takimin me presidenten e Kosovës si një takim të ngrohtë dhe konstruktiv

Takim në mes të kryeministrit Irlandez, Micheál Martin, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Bruksel, më 23 qershor 2022, në samitin e Brukselit për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Irlandës, Michaeal Martin, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Twitter një fotografi së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Martin ka shkruar se shteti i tij, Irlanda e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”,  ka premtuar kryeministri irlandez.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, ka përfunduar.

Ndërkaq, konferenca e paralajmëruar për media është anuluar, e nuk ka as komunikatë zyrtare për media

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika