Kryeministri izraelit pas sulmit: Armiku ynë do të paguajë një çmim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmit atje ka thënë se armiku i tyre do të paguajë një çmim

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmit atje ka thënë se armiku i tyre do të paguajë një çmim.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim, të cilin ata nuk e dinë kurrë”, ka thënë Netanyahu, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që po përkthen deklaratën e tij.

Kryeministri izraelit ka thënë se Izraeli është në luftë “dhe ne do të fitojmë”, raporton BBC, përcjellë Dukagjini.

Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant islamik, Hamas janë infiltruar sot në jug të Izraelit në një sulm të befasishëm.

Lexo dhe: Kabineti i sigurisë së Izraelit do të mblidhet pas sulmit me raketa

“Times of Israel” raporton se kabineti i sigurisë së nivelit të lartë të Izraelit do të mbajë një takim sot në lidhje me sulmin e papritur të Hamasit. Para takimit, kryeministri Benjamin Netanyahu do të zhvillojë një vlerësim me zyrtarët e sigurisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika