Pas vizitës së tij afro tre javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) e në Zvicër, kryeministri Albin Kurti të premten e 27 majit, kthehet në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, sot, Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës.
Këtë lajm për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme(e enjte), Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj.
“Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë” ka thënë Blakaj në emisionin FIVE.
Ai ka thënë se këto do t’iu japin mundësi prodhuesve të Kosovës, që të lidhen me rrjetin e tyre nëpërmjet të cilit, sipas tij do të fuqizohen bizneset kosovare.
Blakaj: Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë
Ndryshe, Kurti vizitën e tij në ShBA e kishte filluar më gjashtë maj, ndërsa me përfundimin e kësaj vizite, të hënën e 23 majit, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.
Gjatë qëndrimit në ShBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.