Kryeministri Kurti priti në takim përshëndetës koordinatoren për Zhvillim, të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se të hënën kryeministri Kurti është takuar me koordinatoren për Zhvillim, të Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, e cila së shpejti përfundon mandatin e saj

Kryeministri Albin Kurti, e ka pritur në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, e cila është në përfundim të mandatit të saj.

Sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Kurti e ka falënderuar znj. Richardson për mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

“Faleminderit, që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, ka thënë kryeministri Kurti, teksa ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se, Richardson ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kryeministri Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika