Kryeministri Kurti priti në takim pianisten Adea Badivuku

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pianisten Adea Badivuku, e cila ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të pianos në Nju York

Kryeministri, Albin Kurti dhe pianistja Adea Badivuku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim pianisten Adea Badivuku, të cilën e ka përgëzuar për performancën e saj në Carnegie Hall, dhe për çmimin e parë që e fitoi në konkursin ndërkombëtar të pianos në Nju York.

Adea Badivuku, pianiste

Badivuku gjatë takimit me kreun e qeverisë, foli për rrugëtimin e saj profesional artistik dhe privilegjin që të jetë kandidatja e parë e doktoraturës për performancë piano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Kosova.

Ajo gjithashtu foli edhe për angazhimin e saj si Zëvendëspresidente e Shoqatës Kombëtare të Mësuesve të Muzikës UNR, Drejtoreshë e muzikës dhe trajnere vokale e Operës së Dhomës së Nevadës dhe Përfaqësuese e Këshillit Studentor të Diplomuar të Muzikës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika