Kryeministri Kurti takon ministren e Shqipërisë Kumbaro, diskutojnë për turizmin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me të ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit për turizëm

Kryeministri Albin Kurti të premten ka takuar Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ku temë qendrore e diskutimit ishte bashkëpunimi në mes të dy vendeve në kuadër të turizmit.

“Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se organizimi i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri”, është vlerësuar si mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika