Kryeministri në largim i Izraelit përgëzon Netanyahun për fitoren

Kandidati për kryeministër të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka fituar zgjedhjet nacionale të mbajtura të martën, ndërsa kreyministri në largim Yair Lapid përmes të një thirrje telefonike e ka uruar dhe i ka thënë se do të sigurojë një një tranzicion të rregullt të pushtetit

Yair Lapid, kryeministri në largim i Izraelit

Kryeministri Izraelit Yair Lapid ka uruar Benjamin Netanyahu për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të së martës së 1 nëntorit.

Lapid ka thënë se kishte telefonuar rivalin e tij për t’i uruar fat dhe për t’i thënë se do të siguronte një tranzicion të rregullt të pushtetit.

Partia Likud e Netanyahut dhe aleatët e saj të ekstremit të djathtë dhe fetarë kanë fituar 64 nga 120 vendet në parlament, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të enjten e 3 nëntorit.

Rezultati i jep fund një periudhe të paprecedentë bllokimi politik që ka filluar në vitin 2019, kur zoti Netanyahu ishte akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, të cilat ai i ka mohuar.

Pasi sondazhet kanë parashikuar se ai do të siguronte një shumicë, Netanyahu iu ka thënë mbështetësve të Likud se ai do të krijonte një qeveri që “do të kujdesej për të gjithë qytetarët e Izraelit, pa përjashtim, sepse shteti është i yni”, raporton BBC.

“Ne do të rivendosim sigurinë, do të ulim koston e jetesës, do të zgjerojmë rrethin e paqes edhe më tej, ne do të rivendosim Izraelin si një fuqi në rritje midis kombeve”, ka theksuar ai.

Ndërkaq ShBA-të të mërkurën e 2 nëntorit kanë thënë shpresojnë se “të gjithë zyrtarët e qeverisë izraelite do të vazhdojnë të ndajnë vlerat e një shoqërie të hapur, demokratike, duke përfshirë tolerancën dhe respektin për të gjithë në shoqërinë civile, veçanërisht për grupet e pakicave”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika