Kryeministri sllovak lirohet nga spitali

Kryeministri sllovak, Robert Fico, është liruar nga spitali pasi u plagos rëndë nga një sulm me armë dhe tani do të vazhdojë shërimin në kujdesin shtëpiak

Oficerët e policisë qëndruan javën e kaluar jashtë spitalit ku ishte shtruar kryeministri Robert Fico i Sllovakisë pas një atentati. Foto Reuters.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, është larguar nga spitali në qendër të vendit, dy javë pasi u plagos rëndë nga të shtënat me armë.

Kryeministri Fico është zhvendosur në kujdesin shtëpiak, kështu ka thënë për Reuters spitali të premten.

Ai u transportua nga qyteti i Banska Bystrica për të vazhduar shërimin e tij në kryeqytetin Bratislavë.

59-vjeçari u la duke luftuar për jetën e tij pasi u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në qytetin qendror të Handlova më 15 maj, pas një takimi qeveritar.

Fico thuhet se i është nënshtruar një sërë operacionesh.

Nuk është e qartë nëse ai është në banesën e tij në Bratislavë apo është transferuar në një spital tjetër, raporton BBC.

Politikani veteran, i cili ka shërbyer si kryeministër për më shumë se 10 nga 18 vitet e fundit, u rikthye në pushtet shtatorin e kaluar në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Sllovakia është bërë gjithnjë e më e polarizuar muajt e fundit dhe sulmi vetëm sa ka thelluar tensionet.

Sulmuesi i tij i dyshuar, i quajtur nga mediat lokale si 71-vjeçari, Juraj Cintula, është lënë në paraburgim i akuzuar për tentim vrasje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika