Kryeministri spanjoll do ta vizitojë Ballkanin, por jo edhe Kosovën

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të premten do të nisë një vizitë katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe në Kosovë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, të premten do të nisë një vizitë zyrtare katërditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe në Kosovë.

Ai pritet që ta vizitojë Beogradin, pastaj Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, presidenti Sanchez me këtë vizitë synon “riaktivizimin, ringjalljen dhe rigjallërimin e procesit të zgjerimit” të Bashkimit Evropian (BE-së) në këtë rajon.

Në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit në Bruksel, Sanchez avokoi ringjalljen e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Por, javë më parë ky shtet ka dhënë shenja pozitive në përkrahje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika