Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, ia kthen letrën Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Kryeministrja e e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, ia ka kthyer letrën Kyreministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e  kishte uruar për marrjen e detyrës si kryeministre e MB

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia kishte dërguar një letër urimi për zgjedhën si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, ku e cila ia ka kthye duke e shprehur mirënjohjen e saj, për urimin e Kurti.

Gjithashtu ajo ka qenë falënderues për ngushëllimet për vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo po ashtu ka shprehur kënaqësinë për dy takimet me Kryeministrin Kurti gjatë këtij viti, kur ishte Sekretare e Jashtme.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi”, ka shkruar Truss.

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalish pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”.

Më poshtë e gjeni letrën e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

I dashur Kryeministër,

Ju faleminderit për letrën tuaj të 6 shtatorit dhe fjalët tuaja të mira për emërimin tim.
Do të doja të ju falënderoja gjithashtu për ngushëllimet tuaja publike pas ndarjes nga jeta të Madhërisë së saj të ndjerë Mbretëreshës Elizabetë II. Ajo ka qenë një prani e vazhdueshme dhe e qëndrueshme në jetën e vendit tonë për më shumë se shtatë dekada, dhe ishte jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj detyrës dhe promovimit të marrëdhënieve globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Ishte kënaqësi që u takova me ju dy herë gjatë këtij viti kur isha Sekretare e Jashtme.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë qartazi në një linjë në shumë fusha dhe ka mundësi të mëdha që dy vendet tona të punojnë së bashku edhe për më së afërmi.

Faleminderit gjithashtu për dënimin nga ana e Kosovës dhe zbatimin e shpejtë të sanksioneve si përgjigje ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia. Është e rëndësishme që partnerët evropianë të qëndrojnë të bashkuar gjatë muajve të vështirë të ardhshëm dhe të reagojnë me hapa të duhur ndaj agresionit rus.

Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalish pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës.
 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika