Kryeministrja e Suedisë jep dorëheqje

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, është deklaruar se do të japë dorëheqje. Këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, është deklaruar se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj është mposhtur në zgjedhjet e së dielës.

Koalicioni i saj i qendrës së majtë duket se do të fitojë 173 ulëse, në krahasim me 176 ulëse sa pritet të fitojnë partitë e krahut të djathtë.

Siç shkruan BBC, këto parashikime janë bërë pas numërimit të 99 për qind të votave.

Ndërkaq, udhëheqësi i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pritet që të formojë qeverinë e re.

Në rendin e partive që pritet të vijnë në pushtet është edhe ajo e Demokratëve të Suedisë, e cila në fushatë ka pasur temë kyçe luftimin e të shtënave me armë zjarri nga bandat.

Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas rinumërimit të votave. Megjithatë Andersson e ka pranuar humbjen, dhe ka thënë se do të japë dorëheqjen zyrtare të enjten.

“Në Parlament, ata kanë një apo dy ulëse më shumë. Është numër i vogël, por krijon shumicën”, ka thënë ajo.

Andersson ka qenë kryeministrja e parë grua në Suedi, e cila pozitën e saj e ka marrë në fund të vitit 2021.

Ndonëse pati dhënë dorëheqje qysh në ditën e parë në pushtet, ajo më pas është kthyer në zyrë.

Ndërkaq, Demokratët Socialë të Anderssonit kanë qeverisur Suedinë prej vitit 2014 dhe kanë dominuar skenën politike prej viteve 1930.

Fushata zgjedhore është dominuar nga rritja e numrit të të shtënave nga bandat, çështjet e imigrimit dhe rritja e çmimeve të rrymës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika