Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq sot takohen në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen të martën [sot] në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve

Shefat e tyre nuk pranuan të takohen ballë për ballë një javë më parë, por,  kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi e ai serb,  Petar Petkoviq, do të takohen gjatë së martës.

Por ky takim është konfirmuar nga zyra e zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes bazike dhe Aneksit të Ohrit si dhe do të ketë vlerësim të marrëveshjeve tjera teknike.

“Ditën e nesërme mbahen takimet e radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel. Tema të diskutimit pritet të jenë ecuria e dialogut, zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit si dhe vlerësimi i marrëveshjeve të tjera teknike dhe masa e zbatimit të tyre. Kosova mbetet konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në një proces, i cili përkundër vullnetit tonë, është pasuar me bllokada dhe refuzime të shpeshta nga pala tjetër. Marrëveshjet duhet të zbatohen në plotni e qasja të jetë e barabartë për të dyja palët.”

Por, se cilat janë prioritetet e takimit të sotëm, ka treguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Po, mund të konfirmoj se nesër do të ketë takim në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, në nivel kryenegociatorësh, siç njoftoi Përfaqësuesi i Lartë të mërkurën e kaluar, pas takimit të nivelit të lartë ndërmjet presidentit Vucic dhe kryeministrit Kurti. Prioriteti, dhe sigurisht, agjenda është përcaktuar nga krye-urgjenca për fillimin e zbatimi të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Stano.

Në pyetjen nëse njohja reciproke e ajo nga pesë shteteve anëtare të BE-së është qëllimi përfundimtar që synohet nga dialogu, Stano tha se kjo nuk është në synimet e afërta.

“ Qëllimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre. Kjo (dialogu) ishte një detyrë që i ishte dhënë BE-së, që si lehtësues, të angazhohet për të ndihmuar të dyja palët për të arritur normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kështu që, nuk ka njohje aty, por sigurisht që konsekuencë logjike normalizimit do të ishte njohja. Por, kjo është diçka shumë larg në proces, dhe, pesë shtetet jo-njohëse në mesin e anëtarëve të BE-së do të marrin vendimet e tyre bazuar në atë çfarë e shohin të nevojshme dhe relevante. Por, kjo nuk është çështje që trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, konfirmoi Peter Stano- Zëdhënësi i BE-së

Kurse, shefi i Stanos, Josep Borrell me gjithë dështimin e takimit të fundit të nivelit të lartë, tha se ka shpresë që kryenegociatorët do të punojnë në hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes.

“Fatkeqësisht, takimi i dialogut këtë javë nuk solli ndonjë përparim në zbatimin e marrëveshjes. Diskutimet ishin po aq të vështira sa gjithmonë dhe në fund nuk pati as një takim ballë për ballë midis Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova kërkoi nga unë të përcjell një grup parakushtesh. Aktualisht, pozicionet e të dyja palëve mbeten larg njëra-tjetrës. Megjithatë, puna do të vazhdojë: Kryenegociatorët e të dyja palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të punuar në hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes”, deklaroi Josep Borrell- Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian.

Në takimin e 26 qershorit, kryeministri Albin Kurti paraqiti para ndërmjetësit evropian tri kushte, përfshirë dorëzimin e Milan Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës, në mënyrë që ai ta takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bislimi e Petkoviqi takohen nesër në Bruksel për “zbatimin urgjent” të marrëveshjes

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika