Petar Petkoviq, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur urimet e tij për serbët të cilët festojnë festën e Vdiovdan-it.
Gjithashtu, ai u shpreh së është një bekim për Graçanicën dhe popullin serb që këtu është Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
“Është një bekim i madh, si për Graçanicën, ashtu edhe për popullin serb që këtu është patriarku serb Porfirije” ka shkrujtur Petkoviq.
Më tutje, ai vazhdoi se prania e shtetit të Serbisë dhe kishës në Kosovë, tregon unitetin e vendit tonë të udhëhequr nga Vuçiq.
“Prania e shtetit tonë, Serbisë dhe kishës sonë tregon unitet të mishëruar në vendin tonë të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kishën tonë të udhëhequr nga Patriarku Porfirije. Është shumë i nevojshëm bashkimi dhe forca e popullit tonë në Kosovë”, ka deklaruar Petkoviq.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të festojnë në mënyrë të qetë, dhe t’i injorojnë “provokimet e Prishtinës”.
“Provokimet, si herët e mëparshme, mund të vijnë ekskluzivisht nga Prishtina. I bëj thirrje popullit tonë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze ta shënojë Vidovdanin, sepse sot kujtojmë vdekjen e heronjve tanë të mëdhenj që dhanë jetën në mbrojtje të Serbisë dhe Ortodoksisë”, ka shkruar Petkoviq.
