Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vizitojë këtë të hënë Kosovën.
Në kuadër të kësaj vizite ai do të realizojë disa takime me krerët më të lartë të shtetit.
Gjatë paradites, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Ndërsa, në mesditë Gashi do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.