Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për vizitë zyrtare në Austri, me ftesë nga kryeparlamentari austriak, Volfgang Sobotoka.
Këtë e ka bërë të ditur për Portali D, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari Konjufca pritet të takohet me homologun e tij, Sobotka në Pallatin Epstein në Vjenë.
Gjithashtu, ai do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.
Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë atje.
Gjatë qëndrimit në Austri, Konjufca është thënë se do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë.
Ndërkaq, më 1 qershor, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte qëndruar në Greqi për vizitë zyrtare.
Konjufca kishte marrë pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process dhe bashkë me të kanë qenë edhe disa deputetë të tjerë.
Ai kishte kërkuar bashkëpunim ndërpalamentar në mes të Kosovës dhe Greqisë.