Kryeparlamentari Xhaferi e refuzon nismën e Mickoskit për referendum në Maqedoninë e Veriut

I pari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi, e ka hedhur poshtë kërkesën për referendumin kundër marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë sepse ajo është në kundërshtimi me kushtetutën e këtij vendi sipas tij  

Hristijan Mickoski, kreu i OBRM-PDUKM-së, ka dërguar një nismë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të mbajtjen e referendumit për Shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Por ketë kërkesë për referendum në Maqedoninë e Veriut, është hedhur poshtë nga  kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi .

Sepse kjo nismë sipas Xhaferit është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në nenet 118, 8, 1.

“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”.

“Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, ka theksuar Xhaferi në TV21, transmeton, Portali Dukagjini.

Më datën 9 shtator të vitit 2022, VMRO-DPMNE zyrtarisht e ka dorëzuar iniciative kundër marrëveshjes  me Bullgarinë për  Fqinjësi të Mirë, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika