Kryeprokurori për të shtënat në Prishtinë: Të dyshuarit të njohur për policinë, një kalimtar u gërvisht nga plumbi

Nga të shtënat me armë zjarri në Bregun e Diellit, nuk mbeti askush i lënduar, pos një kalimtar i rastit që u gërvisht nga plumbi.

Kështu thotë kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi para mediave, njofton Klankosova.tv.

Për të dyshuarit, Gashi thotë se janë të njohur për policinë, si dhe janë në kërkim.

Tutje, Gashi shprehet se konflikti me armë zjarri erdhi pas një mosmarrëveshjeje një ditë më herët mes të të dyshuarve.

Po ashtu, kryeprokurori shton, se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarave, janë gjetur prova të rëndësishme.

“Këtu jemi në vendin e ngjarjes për arsye se ka ndodhur gjuajtje me armë mes dy grupeve, siç u informua edhe më parë opinioni publik. Janë dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur një ditë më parë, ata sot kanë gjuajtur mes vete. Nuk ka të lënduar përpos një gërvishtje të një fqinje aty nga plumbi rikoshet, Përndryshe personat e dyshuar janë të njoftuar për Policinë e Kosovës. Ne kemi të gjitha provat. Gjatë bastisjes në kemi arritur ta kapim disa dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska dhe sasi narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. Personat janë në kërkim”, tha Gashi./KlanKosova

Të shtëna armësh në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika