Një ditë pas plagosjes me armë në Bregun e Diellit, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë ende në vendin e ngjarjes.
Por prezenca e tyre në kryeqytet, planifikohet të jetë e veçantë në kuadër të Policisë së Kryeqytetit, krijimi i së cilës jo rrallëherë ka qenë në diskutim publik.
Ngjarje si plagosja e dyfishttë mbrëmjen e kaluar bëjnë që nevoja për prezencën e saj të ngrihet përsëri.
Por jo më ndryshe sesa herat e kaluara, nga Policia nuk janë dhënë detaje për kohën e funksionalizimit të saj.
Policia e Kosovës: “Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës. Krijimi dhe funksionalizimi i kësaj drejtorie është në procedurë e sipër, drejtori e cila do të ndihmojë avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit si dhe në interes të sigurisë së përgjithshme”.
Megjithatë, njohës të sigurisë shprehen optimist se procesi nuk do të zvarritet më.
Valdet Hoxha, njohës i sigurisë ka deklaruar se “Po besoj që me një afat optimal do të operacionalizohet kjo Polici shumë e nevojshme për implementimin dhe mbështetjen e punës qoftë implementimi në akte apo edhe si asistencë e Inspektoratit të Komunës apo mekanizmave tjerë që hyjnë në funksion të kompetencave komunale
E të tjerë thonë se themelimi i saj është pezulluar si shkak i problemeve në hartim të draftit.
Nuredin Ibishi, Njohës i çështjeve të sigurisë ka deklaruar se “Ngase ky ligj nuk është bërë nga ekspertët e duhur, kjo po bëhet vetëm “ad-hoc” vetëm sa me thënë që e kemi nis këtë iniciativë në Qeveri, duhet të thirren ekspertë të fushës që e njohin mirë dhe e japin kontributin e vet, nuk është veyëm qeveria…kjo mungesë bjen sa për sy e faqe, e kemi nis si draft po po bike ndesh me Kushtetutën dhe ligjin”
Por Ibishi thekson se prezenca e Policisë së Kryeqytetit mbetet e nevojshme për mbarëvajtjen e rendit dhe për sigurinë në kryeqytet.
Televizioni ka pyetur edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në komunë, Lulzim Fushtica, por i njëjti nuk ka shprehur gatishmëri për përgjigje.
Ligji për Kryeqytetin në kuadër të së cilit parashihet themelimi i policisë së kryeqytetit, është miratuar në vitin 2018.