Para disa ditësh, Dukagjini ka raportuar ekskluzivisht se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e i të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.
Për këtë ka folur edhe kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, i cili theksoi se do të realizojnë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar procedurat prej shpalljes së konkursit.
“Ne kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime për parregullsi të proces. Pastaj bazuar edhe publiket bazuar që kanë qenë në media në dyshimet që a kanë pasur të drejtë apo jo një gjeneratë e Policisë t’i nënshtrohet këtij konkursi apo ta fitojë të drejtë të aplikojë. Ne kemi krijuar një ekip hetimore dhe inspektues, do t’i trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç në departamentin e hetimit. Dhe gjithashtu do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar proceduar prej momentit të shpalljes së konkursit deri në fazën aktuale”, ka thënë Hodaj, në Komision për Siguri.
Pas është krijuar ekipi i veçantë që do ta inspektojë këtë rast, Hodaj ka shtuar se do të dalin shpejt me një raport.
“Do t’i grumbullojmë të gjitha informacionet dhe dëshmitë që i kemi në lidhje me këtë dhe që do t’i sugjerojmë lidhur më këtë proces. Dhe në fund, do të dalim me raport për të gjetur dhe rekomandime përkatëse për komplet procesin, janë ngritë dyshimet edhe prej zyrtarëve policorë që kanë qenë pjesë e këtij procesi për disa parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi. Gjithashtu, ka dilema për të drejtën apo të gjeneratës së 54, që me gjasë nuk është arrit mjaftueshëm koha që duhet të kalojnë në gardën e policit të ri. Mirëpo është proces, jemi duke punuar, kemi krijuar një ekip të veçantë që do të trajtojë dhe besoj shumë shpejt do të kemi një raport për këtë proces”, ka shtuar Hodaj.
E aplikimin në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e vetë këtij konkursi të gjeneratës së 54-t i kishte komentuar edhe drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, duke thënë se gjenerata e 54-t ka qenë e diskriminuar, për shkak të një trajnimi të zgjatur në Akademinë e Policisë.
Si pasojë e këtij trajnimi të zgjatur, kjo gjeneratë e ka mbërri kohëzgjatjen prej pesë viteve në Policinë e Kosovës si përvojë pune… Qëllimi nuk është favorizimi, por që kjo gjeneratë të mos diskriminohet për shkak se nuk ka qenë përgjegjësi e tyre”, kishte deklaruar Hoxha, të premten, në mbledhjen e Komisionit për Siguri.
Kurse, për Hodajn kjo është njëra prej argsheve kryesore e nisjes se inspektimeve dhe hetimeve nga ana e IKP-së për këtë konkurs.
Sipas tij, në fund raporti do të sqaroj bazat dhe arsyet se pse është lejuar kjo gjeneratë në kundërshtim në rregullat të aplikojë.
“Kjo është një prej arsyeve prese kemi vendosur të bëjmë një inspektim të jashtëzakonshme për procesin, prej momentit të shpalljes, bazën ligjore, rregullativën që i përcakton kriteret dhe kujt i lejohet të aplikoj. Ne akoma nuk kemi raport për shkak se në fundjavën e kaluar kemi krijuar ekipin për te inspektuar këtë proces, krahas ankesave që kemi pranuar nga ankesat anonime dhe ankesat nga zyrtarët që kanë qenë pjesë e këtij procesi.
Një prej pikave që do të sqarojë inspektimi jonë do të jetë a akne të drejtë gjenerata 54 të jene pjesë apo jo. Rregulaltiva sipas informacioneve që kemi kërkon të jetë 2 vjet në gardën e “Policit të lartë” që me gjasë kjo gjeneratë nuk e ka. Opinionet, arsyet dhe baza që ata kanë vendosur që të t’i lejojnë do të verifikohet gjatë këtij procesi. Dhe në fund to të bëjmë raport publik. Dhe do të shohim se në çfarë baze është tejkaluar ky kufizim…”, ka thënë Hodaj.