Kryesia e FBK-së do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Kryesia, e përbërë nga Arben Fetahu dhe Elvira Dushku, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Asambleja e Përgjithshme do të mbahet më 19/20 maj në Munih të Gjermanisë, ku janë edhe zgjedhjet për FIBA Europë për mandatin 2023-2027.

Krerët e FBK-së janë pjesëmarrës të rregullt në mbledhjet e FIBA Evropës, ku përfaqësojnë basketbollin e Kosovës, ndërsa FIBA disa herë ka lavdëruar punën e FBK-së, sidomos në organizimet që janë mbajtur në Kosovë.

Kujtojmë se Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission), dhe Dushku anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika