Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, si dhe vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të hënën, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rend dite në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend, si dhe vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

Po ashtu në rend dite në mbledhjen e sotme të kryesisë është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill  dhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika