Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave, është shqyrtimi i parë i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19

Kuvendi i Kosovës





Të hënën e 17 tetorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.

Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

Pikat e tjera në rend dite janë, 

  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
  • Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika