Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, në rend dite shumë pika

Të enjten, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës





Të enjten e 6 tetorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:30, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca si dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht dhe më 15, 22 e 23 shtator.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 4 gusht  

  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së  Kosovës,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
  • Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,
  • Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
  • Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

 Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator

  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  •  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  •  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  •  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Në rend dite do të jetë përgatitja për seancën e re plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika