Të hënën e 7 nëntorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.
Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19 dhe shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Pikat e tjera në rend dite,
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
- Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
- Zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave