Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, në rend dite shumë pika

Të martën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave është votimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prokurorinë Speciale

Kuvendi i Kosovës





Të martën e gjashtë dhjetorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 09:30, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca, si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.

Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor dhe 18 nëntor 2022,

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022,

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022,

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 dhe 24 nëntor 2022,

VI. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës,

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika