Kryesia e Kuvendit vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës ku në rend dite do të jenë edhe disa pika të papërfunduara të seancave të kaluara. Sa i përket grevave, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje e përkohshme në mes të Qeverisë dhe SBAShK-ut

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj





Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se të enjten e 29 shtatorit do të mbahet seanca e re plenare.

Ai është shprehur se seanca e re do t’i ketë disa pika të reja të rendit të ditës, ndërsa do të diskutohet edhe për pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërsa, interpelanca e ministrit Hekuran Murati është shtyrë për mbledhje tjetër.

Sa i përket grevave, Hoxhaj ka thënë se në mes të Qeverisë dhe sindikalistëve duhet të gjendet një zgjidhje që është e përkohshme apo afatshkurtër, deri në janar kur hyn në fuqi ligji i pagave.

“Qëllimi është që fëmijët të kthehen në shkollë dhe të plotësohen kërkesat minimale të sindikalistëve”, ka thënë Hoxhaj.

Ndër të tjera, ai shtoi se qëllimi i PDK-së nuk është që të luajë rolin e zëdhënësit të kësaj sindikate.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika