Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen disa pika dhe do të vendoset për seancën e radhës.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës: miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimi i Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, propozimi i GP-së së Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.