Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka marrë vendim që në rend dite të seancës plenare të ardhshme të jetë interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
Rendi i ditës:
I. Seanca plenare e shtyrë më 12 dhjetor 2022 dhe 8 mars 2023:
- Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
- Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”.
- Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të KRM Pastrimi Sh.A, për vitin 2021,III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave